Incident në Londër: Helikopteri i Trump ulet për shkak të defektit teknik

Një incident teknik detyroi helikopterin presidencial Marine One, me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump në bord, të kryente një ulje emergjente gjatë udhëtimit nga rezidenca qeveritare Chequers drejt aeroportit Stansted në Londër.

Sipas njoftimit të dhënë nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ulja u bë për shkak të një problemi të vogël hidraulik dhe “nga kujdesi i tepruar i pilotëve”. Pas ndalimit në një aeroport lokal, çifti presidencial hipi në një helikopter mbështetës dhe më pas në Air Force One, duke vijuar udhëtimin për në SHBA.

Ngjarja solli një vonesë prej rreth 20 minutash në axhendën e Presidentit, i cili e mori situatën me sportivitet. Gjatë fluturimit me Air Force One, Trump bëri shaka me gazetarët duke thënë: “Fluturoni në mënyrë të sigurt… sepse jam në fluturim. Dua të shkoj në shtëpi, përndryshe nuk do të më interesonte.”

Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën ai e cilësoi si të suksesshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...