Inaugurohet Qendra e Re Shëndetësore në Librazhd

Në Librazhd është inauguruar Qendra e re Shëndetësore, një investim i rëndësishëm për qytetin dhe banorët e tij, i mundësuar falë mbështetjes së Rahma Global Society – Kuwait, nëpërmjet Fondacionit Mirësia.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, si edhe drejtori i Fondacionit Mirësia, Korab Kaja, të cilët theksuan vlerën e këtij investimi për përmirësimin e kushteve të shëndetit publik në qytet.

Qendra e re moderne do të ofrojë shërbime më të aksesueshme dhe më cilësore për qytetarët, duke u kthyer në një garanci shtesë për kujdesin shëndetësor të familjeve. Ky investim shihet si një hap i madh për forcimin e infrastrukturës shëndetësore në zonë.

Kryebashkiaku Disha shprehu mirënjohjen e veçantë për partnerët ndërkombëtarë, duke vlerësuar solidaritetin e tyre që ka sjellë një ndryshim të prekshëm në jetën e komunitetit të Librazhdit.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME