I mbijetoi një aksidenti kur ishte 8 vjeç, por humbi jetën sot në moshën 24-vjeçare, tragjedia e Gabriel Llucës trondit Peqinin

Një detaj prekës që ka dalë në dritë pas aksidentit është historia personale e njërit prej viktimave, Gabriel Lluca. Në moshën 8-vjeç, ai i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë pranë derës së shkollës “Demir Godelli” në Peqin ku ndodhet edhe shtëpia e familjes Lluca, kur një automjet i kishte kaluar sipër trupit duke i shkaktuar fraktura dhe plagë të shumta.
Asokohe, historia e tij kishte prekur zemrat e shumë njerëzve për fatin e madh, pas mbijetesës së tij të mrekullueshme. Por fati nuk e kurseu këtë të dielë fund gushti. Dymbëdhjetë vite më vonë, Gabriel Lluca humbi jetën  në mesnatën që lamë pas  nga një  aksident tragjik në qytetin e tij duke lënë pas  një dramë e boshllëk të madh në familje dhe në mesin e bashkëmoshatarëve si një djalë energjik, i dashur dhe gjithmonë i buzëqeshur.
Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, ndërsa babai i tij, Agroni, ndërroi jetë tri vite më parë. Policia  ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe po shqyrtohen kamerat e sigurisë në zonë si dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e mjetit dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...