Me anë të një postimi në Instagram, Yuri Kim thekson se javën tjetër do të dalë në pension nga DASH.
SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pasi i dha fund karrierës së saj si diplomate. Me anë të një postimi në Instagram, Kim thekson se javën tjetër do të dalë në pension nga DASH. Duke shtuar se këtë moment e ka festuar ditën e djeshme në një ceremoni të vogël me familjen dhe miqtë e saj.
Postimi i Plotë:
Me mirënjohje për mundësinë që pata të shërbej vendit tim si diplomate, javën e ardhshme do të dal zyrtarisht në pension nga DASH. Dje e festova këtë moment së bashku me familjen dhe miqtë e mi. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite nën drejtimin e pesë Presidentëve dhe dhjetë Sekretarëve të Shtetit. E përmbyll këtë shërbim me një zemër plot shpresë për brezin e ardhshëm të shërbyesve publikë amerikanë. Zoti e bekoftë Amerikën.Disa muaj më parë Departamenti i Shtetit paralajmëroi për largimin e Yuri Kim nga detyra. Zëdhënësi i DASH aso kohe tha se largimi i saj nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit. Diplomatja Kim u emërua si Ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pas mbarimit të mandatit si ambasadore në 2023, ajo ka shërbyer si Zv-Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit. Kim gjithashtu shërbeu në karrierën e saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.