Horoskopi për 2 shtator: Tension për disa shenja, lehtësim për të tjerat

Dashi

Deri në fund të muajit ju presin ditë me rëndësi të veçantë. Do ta merrni seriozisht çdo gjë, por një problem do t’ju shoqërojë sërish. Nëse një rrugëtim kërkon shumë mund, ndoshta nuk ia vlen të këmbëngulni.

Demi

Hëna do të ndikojë në mënyrë të kundërt tek ju, por pasditja sjell përmirësim. Mund të ndiheni të acaruar dhe të reagoni ashpër, ndaj kujdes me raportet familjare. Fatmirësisht, kjo është vetëm një fazë kalimtare.

Binjakët

Kjo është dita e duhur për të folur hapur me dikë, pasi nga e enjtja situata fillon të bjerë. Në dashuri parashikohen trazira – mund të ndiheni të zemëruar ose të vetëm teksa përpiqeni të çoni përpara një projekt të rëndësishëm.

Gaforrja

Konfuzioni do t’ju shoqërojë edhe këto ditë, megjithëse herë pas here do të ndiheni më mirë. Në punë prisni ndryshime, por jo para fundit të vitit. Në dashuri, një fazë e mbushur me dyshime ju bën të lëkundeni.

Luani

Periudhë e fortë, por me shumë stres. Presioni i ditëve të fundit mund t’ju bëjë të thoni më shumë seç duhet. Pasditja sjell përmirësim, ndaj ruani qetësinë.

Virgjëresha

Kontakti me të afërmit është i favorshëm sot. Në dashuri situata nis të përmirësohet nga e enjtja dhe do të keni mundësi të forconi një raport të rëndësishëm. Afrime të reja janë në horizont.

Peshorja

Ju pret një periudhë e ashpër me vështirësi financiare dhe tension gjatë së martës. Në dashuri mund të ndiheni të pasigurt. Çiftet në krizë duhet të tregojnë kujdes të veçantë.

Akrepi

Hëna dhe Venusi sot janë në anën tuaj. Do të ndiheni më të afërt me njerëzit që ju duan, por në dashuri përmirësimi i madh vjen vetëm në dhjetor.

Shigjetari

Periudha është pozitive falë ndikimit të Hënës. Është pothuajse e pamundur të mos ndiheni të dashuruar. Në punë vijnë propozime të reja dhe problemet e vogla do t’i kaloni me lehtësi.

Bricjapi

Do t’ju duhet të bini dakord me disa persona për çështje të rëndësishme. Ngërçi financiar kërkon zgjidhje. Në dashuri, vetëm çiftet e forta do ta përballojnë këtë periudhë.

Ujori

Tensionet dominojnë gjatë gjithë ditës. Kjo nuk është dita më e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme. Në dashuri preferoni qetësinë dhe distancën.

Peshqit

Hëna sot nuk ju favorizon. Keni dhënë shumë hapësirë të tjerëve dhe ata kanë përfituar. Në dashuri do ta shihni zgjidhjen më qartë. Nëse duhet të flisni me dikë, bëjeni hapur dhe sinqerisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...