Hapet zyrtarisht “Jolla North Aesthetics”: Sipërmarrësja shqiptare Nexhmije Hoxha, me origjinë nga Xhyra e Librazhdit, nis një tjetër projekt ambicioz në zemër të Kanadasë

Nga Fatmir Popja

Në Montreal të Kanadasë u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së “Jolla North Aesthetics”, një qendër moderne e shërbimit dentar dhe estetikës, e themeluar nga sipërmarrësja shqiptare me origjinë nga Librazhdi, Nexhmije Hoxha.

Eventi mblodhi dhjetëra të ftuar të rëndësishëm, ndërsa atmosfera u dominua nga profesionalizmi, eleganca dhe emocionet e një fillimi të ri.

Ambasadorja Artemis Malo në ceremoni: “Nisma që forcon imazhin e diasporës shqiptare”

Të pranishëm në hapjen zyrtare ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, e cila vlerësoi nismën e re të Hoxhës dhe ndikimin pozitiv të projekteve të tilla në imazhin profesional të diasporës.

Ambasadorja Malo përshëndeti punën dhe përkushtimin e sipërmarrëses shqiptare, duke e cilësuar “Jolla North Aesthetics” një shembull të qartë të angazhimit dhe seriozitetit që komuniteti shqiptar po sjell në Kanada.

Diaspora shqiptare: bashkëpunim i pakursyer me stomatologët Dr. Ervis Jolla dhe Dr. Alba Jolla

Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Hoxha shprehu mirënjohje të veçantë për stomatologët Dr. Ervis Jolla dhe Dr. Alba Jolla, të cilët, sipas saj, kanë qenë iniciues dhe mbështetje thelbësore në realizimin e këtij projekti.

Ajo theksoi se vizioni i përbashkët për cilësi dhe profesionalizëm ka qenë baza e ndërtimit të “Jolla North Aesthetics”.

Pjesëmarrje e gjerë nga komuniteti shqiptar i Montrealit në inaugurimin e “Jolla North Aesthetics”

Ngjarja u vlerësua edhe nga përfaqësueset e dy shoqatave kryesore shqiptare në Montreal: Julinda Basha, kryetare e Shoqatës Kulturore Shqiptare, dhe Ilirjana Latifi, kryetare e Shoqatës Shqiptare “Kosova”.

Të dyja përshëndetën nismën dhe rolin e saj në forcimin e prezencës së biznesit shqiptar në qytet.

Qendër estetike me standarde bashkëkohore dhe qasje inovative

“Jolla North Aesthetics” prezantohet si një institucion modern, i fokusuar te cilësia, etika profesionale dhe mirëqenia e klientëve.

Përveç shërbimeve estetike, projekti synon të zhvillojë edhe turizmin dentar, duke ofruar mundësi të reja për klientë nga brenda dhe jashtë Kanadasë.

Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe qasje inovative, qendra pritet të bëhet një destinacion referues në fushën e estetikës dhe kujdesit shëndetësor.

Një shembull frymëzues i suksesit shqiptar në diasporë

Hapja e “Jolla North Aesthetics” shënon një arritje të rëndësishme për Nexhmije Hoxhën dhe është një tjetër dëshmi e fuqisë së sipërmarrjes shqiptare në Kanada.

Projekti i saj shihet si një model motivues për të gjithë ata shqiptarë të rinj që synojnë t’i japin vlerë komunitetit dhe të ndërtojnë një identitet profesional të admiruar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reshje shiu dhe sot në vend, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike...

Polonisë nuk i mjafton fitorja ndaj Shqipërisë. Në Botëror shkon Suedia

Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i...

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!

“Inceneratori fantazmë” përfundon në gjykatë – opozita padit Bashkinë...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë,...