Hapësirat publike i rikthehen qytetarëve – Bashkia Elbasan vijon aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave të zëna pa leje

Bashkia Elbasan ka vijuar me vendosmëri aksionin për rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët, duke liruar trotuaret dhe zonat e zëna pa të drejtë nga subjekte private.

Aksioni është pjesë e një nisme të gjerë për garantimin e rendit urban dhe aksesit të lirë në hapësirat e përbashkëta të qytetit.

Ky është një angazhim që nuk do të ndalet. Çdo hapësirë publike duhet t’u përkasë qytetarëve, jo pakicave që i kanë zaptuar pa të drejtë”, është shprehur kryebashkiaku Gledian Llatja.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se një pjesë e konsiderueshme e bizneseve janë treguar bashkëpunuese dhe kanë liruar hapësirat në mënyrë vullnetare pas thirrjes së institucioneve.

Falënderoj të gjithë bizneset që kuptuan rëndësinë e respektimit të rregullave dhe që reaguan menjëherë, duke treguar përgjegjshmëri qytetare”, ka theksuar më tej Llatja, duke theksuar se bashkëpunimi me komunitetin është çelësi i suksesit të këtij procesi.

Ndërkohë, për rastet ku nuk ka pasur bashkëpunim, ekipet e inspektoratit të Bashkisë Elbasan janë në terren duke vepruar në përputhje me ligjin.

Ato po ndërhyjnë për të çmontuar dhe larguar çdo strukturë që ka zënë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme, me synimin për të garantuar rend, siguri dhe funksionalitet në infrastrukturën urbane.

Kryebashkiaku Llatja ka theksuar se Bashkia mbetet një partner i fortë i biznesit, por gjithmonë në respekt të qytetarëve dhe interesit publik.

Ne jemi mbështetës të çdo nisme që gjallëron ekonominë lokale, por kjo nuk mund të ndodhë në kurriz të qytetit. Ligji dhe hapësira publike janë të përbashkëta dhe duhet të respektohen nga të gjithë”, ka deklaruar ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...

“Ofendoi kryetarin e Kuvendit”/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Gazment Bardhit nga Kuvendi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon nga kryetari i...