Hallaçi nis punën te Sopoti, objektivi është ngjitja

Sopoti ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri, Rraman Hallaçi. Me një karrierë të spikatur si futbollist dhe me përvojë të konsoliduar si trajner, Hallaçi ka drejtuar sot seancën e parë stërvitore në Librazhd, ku kishte në dispozicion rreth 20 futbollistë. Seanca u zhvillua me intensitet dhe entuziazëm, teksa skuadra nisi të ndërtojë bazat për një sezon që pritet të jetë ambicioz.

Interesimi i tifozëve ishte i ndjeshëm që në ditën e parë, me shumë qytetarë që kishin ardhur për të parë nga afër skuadrën në fushë dhe për të përshëndetur trajnerin e ri. Kjo atmosferë pozitive ka shërbyer si një nxitje shtesë për ekipin, që synon të rikthehet në Kategorinë e Parë, aty ku ndihen se e kanë vendin. Objektivi është i qartë: ngjitja në një kategori më lart. Për ta arritur këtë, klubi ka nisur një fazë ndërtimi që përfshin afrime cilësore, disiplinë në stërvitje dhe një vizion të ri teknik. Hallaçi ka theksuar se do t’i japë rëndësi edhe elementëve të rinj, duke kombinuar përvojën me energjinë e talenteve lokale.

Në këtë rrugëtim, mbështetja e Bashkisë së Librazhdit dhe kryetarit Mariglen Disha pritet të jetë maksimale. Investimet në infrastrukturë dhe angazhimi institucional janë garancia që Sopoti do të ketë të gjitha kushtet për të qenë një pretendent serioz për ngjitje sezonin e ardhshëm.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...