Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë, duke sjellë temperatura më të larta se vlerat tipike të muajit gusht, me një rritje deri në 7°C mbi mesataren mujore.
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C minimumi deri në 36°C maksimumi në rang vendi.
Era do të fryjë me intensitet mesatar, deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke shkaktuar dallgëzim në brigjet detare me forcë deri në 2 ballë.