Grupi i madh me turistë nga Izraeli gjejnë paqe në ishullin e Sazanit, “13 ditë larg luftës, mes mikpritjes shqiptare dhe natyrës së virgjër”

Nga Fatmir Popja

Një histori njerëzore, në mes të një konflikti të ashpër, ku paqja u gjet në brigjet shqiptare.Prej më shumë se dy javësh, dhjetëra turistë izraelitë që kishin ardhur për pushime në Shqipëri, mbetën “të bllokuar” këtu për shkak të luftës që shpërtheu në Izrael. Ndërsa lufta vijon të trazojë Lindjen e Mesme, në brigjet e Adriatikut, Shqipëria u shndërrua për ta në një strehë të qetë, të sigurt dhe plot ngrohtësi njerëzore.Këtë fundjavë, ata përjetuan një moment të veçantë,një udhëtim falas drejt gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, një prej perlave natyrore dhe historike të vendit tonë. Iniciativa ishte nga sipërmarrësja Sonila Kosta e njohur për promovimin e turizmit shqiptar e cila jo vetëm që hapi dyert e një aventure të bukur për vizitorët, por edhe i përqafoi me atë që shqiptarët dinë të japin më mirë ,mikpritjen.“Jemi në Sazan dhe Karaburun me një grup të madh turistësh nga Izraeli. Organizuam një festë shumë të bukur për ta këtë fundjavë për t’u përcjellë një nga vlerat më të çmuara që kemi si shqiptarë ,mikpritjen. Ne përcjellim te ata zërin e paqes, dritën e shpresës për një botë sa më të qetë dhe të bashkuar”, u shpreh Kosta.

-Sazan, simbol i një të ardhmeje paqeje dhe zhvillimi-

Gjatë vizitës në ishullin e Sazanit ,një zonë që për shumë kohë ka qenë e mbyllur për publikun ,turistët izraelitë patën mundësi të shijojnë natyrën e paprekur dhe të mësojnë për planet e ardhshme zhvillimore. Pikërisht në këtë ishull pritet të ndërtohet një resort turistik luksoz nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner, një projekt që dëshmon rritjen e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë si destinacion turistik elitar.

-Një zë i përbashkët për paqen-

Mes pjesëmarrësve ishte edhe Assaf Binder, një sipërmarrës izraelit që prej 18 vitesh jeton në Shqipëri. Ai i njeh mirë të dyja kulturat dhe e ndien thellësisht rolin që mikpritja shqiptare ka luajtur në këtë moment të vështirë për bashkëkombësit e tij.
“Sot jemi në Karaburun, ku kam punuar për më shumë se një dekadë. Jemi me një grup të madh turistësh që kanë ngecur në Shqipëri për shkak të luftës. Sonila Kosta na mundësoi këtë eksperiencë të paharrueshme. Të gjithë janë të kënaqur dhe shpresojmë që sezoni turistik në Shqipëri të sjellë më shumë vizitorë nga Izraeli. Megjithëse jemi të shqetësuar për familjet tona atje, shpresa për paqe na mban gjallë,” tha Binder.

-Shqipëria, një udhëtim që nuk do të harrohet-

Një nga turistet nga Izraeli e përshkroi qëndrimin në Shqipëri si një përvojë unike dhe prekëse:“Nga tetë ditë që kishim planifikuar, për shkak të luftës, qëndruam 21 ditë. Vizituam gjithë Shqipërinë, nga Jugu në Veri. Është një vend i mrekullueshëm. Kemi parë vende që ndoshta as vendasit nuk i kanë vizituar ende. Falënderojmë Sonila Kostën për mikpritjen e jashtëzakonshme. Me ndihmën e Zotit do të kthehemi në shtëpi, por Shqipërinë nuk do ta harrojmë kurrë.”Një tjetër qytetar izraelit që jeton në Tiranë u ndje i frymëzuar nga kjo eksperiencë:“Kam gjashtë muaj që jetoj këtu, por kjo është hera e parë që vij në Karaburun dhe Sazan. Vlora është e jashtëzakonshme. Do u tregoj të gjithë miqve të mi që të vizitojnë këtë vend ,Shqipëria ka gjithçka: male, lumenj, dete, dhe mbi të gjitha njerëz të mrekullueshëm. Mikpritja këtu është unike.”Në kohë lufte, Shqipëria zgjodhi të flasë me gjuhën e paqes.Një vend i vogël, por me zemër të madhe.Kjo nuk ishte thjesht një guidë turistike ,ishte një përqafim i heshtur, por i fuqishëm, për ata që në vendin e tyre nuk kanë më siguri.Dhe ndoshta, në këtë ishull të vogël mes Adriatikut, nisi një kujtim që do të jetojë gjatë për atë çka mikpritja shqiptare arrin të japë edhe në kohët më të vështira.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...