Gropë e re karstike krijon panik në lagjen Hysa, në periferi të Belshit, autoritetet paralajmërojnë banorët të bëjnë kujdes

Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që, ndër vite, kanë krijuar plot 84 liqene.

Gropa e fundit është hapur në lagjen Hysa, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit, në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi. Banorët raportojnë se ajo po zgjerohet dhe thellohet çdo ditë, duke krijuar panik e pasiguri për sigurinë e banesave dhe lëvizjen e fëmijëve.

Sipas informacioneve nga terreni, fenomeni karstik ka ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës, duke bërë që dhjetëra banorë të ndihen të rrezikuar dhe të kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Ndërkohë, autoritetet vendore kanë paralajmëruar banorët të mos i afrohen gropës, veçanërisht fëmijët, që rrezikojnë më shumë për shkak të pavetëdijes mbi pasojat e këtij fenomeni. Po ashtu, është konfirmuar se në orët në vijim do të nisë rrethimi i perimetrit, ndërsa faza e dytë do të jetë mbushja e gropës me inerte, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Fenomenet karstike në Dumre vijojnë të jenë një sfidë e përhershme, por shfaqja e tyre në zona të banuara rrit urgjencën për masa parandaluese dhe studime të thelluara gjeologjike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...