Një grevë 48-orëshe e taksistëve ka paralizuar Athinën. Sindikata e taksistëve kundërshton politikat fiskale dhe liberalizimin e sektorit, duke paralajmëruar se ligji i ri mund të zhysë profesionistët në krizë.
Ligji i propozuar parashikon dhënien e licencave për krijimin e kompanive të taksive dhe hapjen e tregut për mini-busët. Takstistët ankohen për rritje taksash dhe klauzola fiskale, të cilat sipas tyre favorizojnë kompanitë shumëkombëshe.
Ministria Greke e Transportit argumenton se sektori aktual nuk përmbush nevojat e tregut për cilësinë e mjeteve dhe mbulimin e kërkesës, sidomos në zonat turistike ku vihen re monopole dhe abuzime. Ministria shton se taksistët duhet të deklarojnë të ardhurat si çdo biznes tjetër dhe denoncon raste abuzimi me çmimet ndaj klientëve.
Sondazhet e fundit mbështesin masat drastike të qeverisë për të frenuar fenomenet e abuzimit dhe monopolizimit, që kërcënojnë industrinë turistike të Greqisë.