Gramsh, pasoja tragjike nga zjarret, një viktimë dhe disa të djegur

Zjarret që kanë përfshirë zonat rurale të Gramshit kanë marrë përmasa katastrofike, duke shkaktuar pasoja tragjike në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Burime zyrtare konfirmojnë se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë djegur dhe ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e përfshirjes nga flakët gjatë përpjekjeve për të shpëtuar veten, banesat dhe bagëtitë. Situata në terren është jashtëzakonisht e vështirë.

Zjarret, të përhapura në disa fshatra, vijojnë të jenë aktive dhe jashtë kontrollit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe të emergjencës e kanë të pamundur të ndërhyjnë në të gjitha vatrat për shkak të tymit të dendur dhe flakëve të fuqishme që përparojnë me shpejtësi.

Evakuimet vijojnë në fshatra si Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Mukaj, Kukur dhe Sojnik, ndërkohë që shumë banorë, të kapluar nga paniku dhe dëshpërimi, refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, edhe pse ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Në terren janë angazhuar forcat e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura dhe 4 helikopterë për ndërhyrje nga ajri, por për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve dhe terrenit të thyer, përpjekjet për izolimin e flakëve janë tejet të vështira.

Kryetarët e njësive administrative dhe autoritetet vendore kanë bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme dhe mobilizim të burimeve shtesë nga qeveria dhe strukturat qendrore për të shmangur thellimin e tragjedisë.

Gramshi sot është në zi. Humbja e jetës dhe dëmtimet e rënda dëshmojnë se kjo nuk është më vetëm një emergjencë mjedisore, por një tragjedi njerëzore që kërkon reagim kombëtar dhe solidaritet të menjëhershëm.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...