Gramsh/Bykykbashi: “Do të mbështesim çdo familje të prekur nga zjarret”

Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bykykbashi, deputeti Adi Qose, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, zhvilluan një vizitë në Gramsh, ku zjarret e ditëve të fundit kanë prekur disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gramshi nuk dorëzohet! Shqipëria nuk dorëzohet! Mes familjeve të prekura, tokave të djegura kemi nisur punën menjëherë për t’ju gjendur kujtdo në vështirësi dhe vlerësuar dëmet. Askush nuk do të jetë i vetëm në këtë sfidë! Qeveria do të jetë gjithnjë prezente në përballimin e kësaj fatkeqësie deri në rimëkëmbjen e plotë të pasojave!”, u shpreh Bykykbashi.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar një program të posaçëm për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret, i cili parashikon evidentimin e dëmeve nga grupet e konstatimit dhe kompensimin financiar përmes fondeve të mbrojtjes civile të bashkive të prekura.

Kujt humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas, ndërsa atyre që humbën gjënë e gjallë do t’u rifinancohet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...