Goditje e madhe për Bayern Munich, humbet gardianin e portës për ndeshjen e mesjavës në Champions

Bajern Mynih nuk do të ketë në dispozicion një nga elementët më me eksperiencë në radhët e skuadrës, portierin Manuel Nojer, për ndeshjen e kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve ndaj Atalantës.

Portieri kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e të premtes në darkë ndaj Borusia Mynshengladbah, të fituar me shifrat 4-1 nga bavarezët. 39-vjeçari kishte lajmëruar stafin mjekësor, por më pas kishte vendosur që të qëndronte në fushë deri në fundin e duelit.
Megjithatë, kontrollet e sotme kanë verifikuar një problem që do ta detyrojë Nojer që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një javë. Sipas “Bild”, kjo e bën të sigurt mungesën e tij në ndeshjen e mesjavës ndaj Atalantës. Bavarezët nuk duan të rrezikojnë praninë e Nojer në ndeshjet më vendimtare të sezonit, ndaj do të mundohen ta rikuperojnë për sfidën e dytë ndaj italianëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...