Gjyqi në kuadër të dosjes “Partizani “për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për më 26 janar. Avokati, Genc Gjokutaj pas daljes nga GJKKO theksoi se kanë kërkuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmitar. Ai shtoi se kjo kërkesë nuk është pranuar.
Gjokutaj tha se Rama është dëshmitar kyç teksa thekson e se ai ka bërë thirrje qe Berisha të procedohej penalisht. Ara kërkuan që të merret si provë edhe DVD me fjalimin e Ramës në Asamblenë e PS në prill 2022.
“Nuk na është pranuar thirrja e Ramës si dëshmitar që është një dëshmitar kyç për procesin që nga veprimet e tij konkrete, nga kalimi i truallit nga klub sportiv në shes ndërtimi, ka bërë të mundur këtë ndërtim. Ka dëshmitarë periferikë që nuk kanë asnjë lidhje me procesin.
Është konsumuar sot një pjesë e mbrojtës për Malltezin dhe në seancën e radhës do të vijojmë me mbrojtjen e të tjerë subjekteve në proces. Në kërkuam dhe videot ku Rama si kryetar bashkie ka bërë thirrje që Berisha të procedohet urgjentisht”, u shpreh Gjokutaj.

