Gjyqi i themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk u paraqit, shtyhet seanca. Zbardhen diskutimet brenda gjykatës

Sot u mbajt seanca gjyqësore e themelit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të tjerët.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi më herët se Veliaj nuk u paraqit , por të pranishëm ishin dy prokurorët e çështjes.
“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, u shpreh gjykata në nisje të seancës.

Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka munguan në seancë, por u përfaqësuan nga mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit ishte vetëm Elman Abule.
Po ashtu mungoi ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyeti prokurorët si të procedohej për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit nuk ka as avokatin në sallë. Avokati Sokol Hazizaj ndërhyri dhe tha: I kërkoj gjykatës veçimin e çështjes për klientin e tij të pandehurin Fatmir Bektashi.
Seanca u shty për në datën 3 prill ora 09:00.
Diskutime nga seanca:
Gjatë seancës Prokurori i SPAK, Ols Dado u shpreh: Po shohim që po ndjekin një strategji për të shtyrë procesin. Kemi tetë muaj. E veçuar si kërkesë kjo e Hazizaj nuk paraqet ndonjë interes për ekonominë gjyqësore vetëm nëse kërkohet gjykim i shkurtuar
Hazizaj: Unë bëra kërkesë fare të thjeshtë edhe për ekonomi gjyqësore por edhe referuar ligjit. Vlerësoj se jemi në momentin që gjykata të shprehet për ndarjen e çështjes për klientin tim.
Avokati i Erjon Veliaj: Prokurori po kërkon të bëjë bashkë kohët, edhe gjykimin paraprak edhe themelin për të krijuar idenë e zgjatjes në kohë. Kushtetuta përmend procesin e rregullt ligjor. Patjetër që jemi për ekonomi gjyqësore por në asnjë rast në kurriz të të pandehurve. Kërkesa për të shtyrë seancën nga avokati Simoni, i cili mungon mendoj qe duhet të merret parasysh qe të jenë të gjithë në seancë.
Gjykata: Në lidhje me kërkesën e Sokol Hazizaj do shprehemi më vonë.
Gjykata: Sa i takon se nuk është i pranishëm Fatjon Baci dhe avokati i tij Artan Simoni, gjykata vendosi ti caktojë një të pandehurit një mbrojtës tjetër që është Pranvera Doci, e cila do njoftohet dhe duhet të jetë e pranishme në seancën e radhës. Në seancën e radhës të kryhet shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurit Fatjon Baci.
Shtyrja e seancës së sotme sjell edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurve që janë me masa sigurie.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...