Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Seanca ka nisur orën 10:00, teksa i pranishëm është edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.
10:40 Seanca për Veliajn/ “Shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Begajt
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.
10:12 Kërkesa e Presidentit për moskompetencë nga Kushtetuesja për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për të marrë vendim
Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.
10:01 -Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë.
09:36 / Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti i mbërritjes së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese
I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.
08:55 -Seanca në Kushtetuese/ Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit dhe niset drejt Tiranës, prezencë e shtuar e policisë në perimetrin e gjykatës .
Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës.
Ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.

