Gjykata i dha të drejtë gazetarëve të News24, AGSH: I bëjmë thirrje organeve shtetërore të zbatojnë vendimin e gjykatës pa zvarritje të mëtejshme

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka përshëndetur fitoren e gazetarëve të grupit mediatik Focus Media News. Në një deklaratë, AGSH i bën thirrje organeve shtetërore të zbatojnë vendimin e gjykatës pa zvarritje të mëtejshme.
DEKLARATA E AGSH
Një vendim i sapo dhënë nga Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë gazetarëve dhe stafit të Fokus Group.
Më konkretisht, gjykata ka vendosur:
1.
Shoqëria KAYO të kthejë brenda 48 orëve me inventar materialet e marra nga ambientet e redaksisë ku përfshihen kompjuterët dhe dosjet e punës së gazetarëve dhe çdo mjet tjetër.
2. Të lejohet menjëherë hyrja e stafit në godinën e “Panorama Group”, kontrata e së cilës vijon deri në vitin 2033.
3. Gjykata fton të dëmtuarit që brenda 15 ditësh të padisin organet shtetërore për cënimin e të drejtës së punës dhe sekreteve gazetareske.
AGSH bëj thirrje të menjëhershme që organet shtetërore të zbatojnë vendimin e gjykatës, pa zvarritje të mëtejshme.

Nga ana tjetër, inkurajojmë gazetarët që sipas rastit, të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga marrja e dokumenteve të tyre të punës nga personat e paautorizuar, dhe t’i referojnë ato në organet kompetente

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...