Gjykata e Tiranës caktoi sot masën “detyrim paraqitje” për 15 protestuesit e arrestuar në protestën e së dielës.
Protesta e opozitës u zhvillua më 22 mars, ndërsa pati përplasje fizike përpara xhamisë së Namazgjasë mes deputetëve, protestuesve dhe policisë.
Pas protestës, 24 persona u shoqëruan në polici, katër prej të cilëve të mitur, ndërsa nëntë prej tyre si dhe deputeti Klevis Balliu u proceduan në gjendje të lirë.
Avokatët e protestuesve Eda Grimci dhe Marash Logu bënë të ditur se sot pas verifikimeve edhe 15 të arrestuarit u liruan nga paraburgimi.

