Gjykata cakton “arrest me burg” për Nevzat Spahon,seanca e sotme, një tjetër kthesë në hetimet për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla, të ndodhur më 30 nëntor, hynë sot në një fazë të re, teksa Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvilloi seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Nevzat Spaho, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Seanca u hap në orën 10:30, me dyer të mbyllura, sipas vendimit të gjykatës. Prokuroria e Elbasanit kishte depozituar një ditë më parë kërkesën me objekt “vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, duke kërkuar arrest me burg për Spahon.

Pas shqyrtimit të akteve të dosjes dhe pretendimeve të palëve, gjyqtari Elis Dine vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Gjergji Ceka, duke vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e Nevzat Spahos dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari kundërshtuan masën, duke kërkuar një alternativë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente, duke theksuar se provat e administruara deri tani justifikojnë mbajtjen e tij në qeli.

 

Ky vendim vjen një ditë pas seancës së gjatë, po ashtu me dyer të mbyllura, ku gjykata vendosi “arrest me burg” për:
• Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mëhallës;
• Kujtim Pishën, roje karburanti, i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Seanca e tyre zgjati mbi dy orë, ku palët u njohën me aktet dhe dëshmitë e dosjes. Burime nga salla bënë të ditur se një element që ka tërhequr vëmendje ishin deklarimet e familjarëve të Mëhallës, të cilët pretenduan se kishin lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago ,qasje që u mbështet edhe nga të afërmit e Xhino Agos jashtë gjykatës.

Prokuroria e lidh Agon me ngjarjen përmes automjetit të përdorur ditën e atentatit ,automjet që i përkiste një kompanie të drejtuar nga Mëhalla dhe Ago, dhe që ky i fundit e kishte dhënë në përdorim te persona të tretë.

Sa i përket Kujtim Pishës, mbrojtja kërkoi lirimin e tij duke pretenduar se ai ndodhej duke konsumuar darkë në momentin e vrasjes, por ky argument nuk u mor në konsideratë nga gjyqtari Dine.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se seanca për Nevzat Spahon shihet si kyçe për vijimin e hetimeve, pasi ai konsiderohet një tjetër hallkë e rëndësishme në zbardhjen e plotë të vrasjes së biznesmenit. Prokuroria pritet të ketë paraqitur edhe elemente të reja për të argumentuar qëndrimin e tij në burg.

Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë ende të shpallur në kërkim.

Mëhalla u ekzekutua me tre plumba dy në kokë dhe një në trup ,mbrëmjen e 30 nëntorit. Ekzekutori, që dyshohet se ka vepruar i vetëm, u largua me një automjet tip Audi në drejtim të Librazhdit.

Zhvillimet e ditës së sotme pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...