GJKKO dënon me shërbim prove 2 vite e 8 muaj Besart Logun, i hiqet licensa e ushtrimit të profesionit të avokatit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor avokatin Besart Logu, i akuzuar për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani vendosi dënimin e Besart Logut me 2 vite burg. Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi u ul me një të tretën, duke u konvertuar në 1 vit e 4 muaj burg.

Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e të pandehurit në shërbim prove për një periudhë prej 2 vjet e 8 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Po ashtu, në zbatim të nenit 39 të Kodit Penal, Besart Logut i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh.

Shpenzimet procedurale të hetimit dhe të gjykimit i janë ngarkuar të pandehurit, ndërsa provat materiale, përfshirë regjistrime audio dhe video të përgjimeve ambientale me një agjent të koduar gjatë dhjetorit 2024, janë administruar si pjesë e fashikullit gjyqësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME