Gjermania rikthehet me “poker”, Zvicra ndihmon Kosovën – surprizë e madhe Maqedonia e Veriut në Belgjikë

Një mbrëmje plot emocione dhe gola në Kualifikueset e Botërorit 2026, ku skuadrat e mëdha evropiane zbritën në fushë për të konfirmuar pretendimet e tyre.

Në Grupin A, Gjermania u rikthye te fitorja pas një periudhe jo të mirë, duke mposhtur bindshëm Luksemburgun me rezultatin 4-0. Skuadra e Julian Nagelsmann mori kështu kreun e grupit, ndërsa Irlanda e Veriut mundi Sllovakinë 2-0, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Në Grupin B, Zvicra vazhdon e sigurt rrugën drejt Botërorit. Një penallti e realizuar nga Granit Xhaka dhe një gol në fund nga Manzambi i dhanë “helvetëve” një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Suedisë, sukses që ndihmon edhe Kosovën, e cila barazoi 0-0 me Slloveninë.

Franca nuk zhgënjen në Grupin D, duke marrë një tjetër fitore të pastër 3-0 ndaj Azerbajxhanit, me Mbappé, Rabiot dhe Thauvin në rolin e protagonistëve. Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit dhuroi spektakël, pasi Ukraina triumfoi 5-3 në transfertë ndaj Islandës.

Surpriza e madhe e mbrëmjes erdhi në Grupin J, ku Maqedonia e Veriut vijon të shkruajë histori. Skuadra e trajnerit Blagoja Milevski mori një barazim të artë 0-0 ndaj Belgjikës në Gent, duke ruajtur kreun e grupit me 12 pikë dhe mbetur pa humbje pas pesë ndeshjesh. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kazakistani fitoi me goleadë 4-0 ndaj Lihtenshteinit.

Rezultatet e plota:

Grupi A

Gjermani 4–0 Luksemburg

Irlandë e Veriut 2–0 Sllovaki

Grupi B

Suedi 0–2 Zvicër

Kosovë 0–0 Slloveni

Grupi D

Francë 3–0 Azerbajxhan

Islandë 3–5 Ukrainë

Grupi J

Belgjikë 0–0 Maqedoni e Veriut

Kazakistan 4–0 Lihtenshtein

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...

Projekti rreth 40 mln euro për energjinë nga dielli në Belsh

Ministri i Financave Petrit Malaj tha në Kuvend se...

KOMENT – Trump e lë Kontinentin e Vjetër në fatin e tij

Që nga rikthimi në pushtet, Donald Trump e ka...