Gjermania e kujdesshme me Trump, Merz ‘hesht’ për Venezuelën

BE-ja nuk nxitoi të mbështeste veprimet e Donald Trumpit në Venezuelë, por la të kuptohet se është për lëvizje që mbështeten tek ligji ndërkombëtar.

Gjermania ndërkohë, ka preferuar një qasje shumë të matur dhe të kujdesshme. Për mediat atje, është e qartë se Berlini zyrtar po përpiqet të mos e mërzisë shefin e Shtëpisë së Bardhë. Për gati 40 minuta, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Kathrin Deschauer dhe zëdhënësi i qeverisë gjermane Sebastian Hille u përballën me një breshëri pyetjesh në konferencën për shtyp të lidhur me situatën në Venezuelë.
Pjesa dërrmuese e kureshtjes lidhej me qëndrimin e kancelarit Friedrich Merz dhe shefit të diplomacisë Johann Wadephul: Përse asnjëri prej tyre nuk e përshkroi aksion ushtarak të SHBA-së të shtunën e kaluar si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare , sic e konsiderojnë shumë ekspertë. Trupat e SHBA-së arrestuan Presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro në një operacion spektakolar në kryeqytetin, Karakas, dhe e transportuan atë në Shtetet e Bashkuara.

Pak para fillimit të konferencës për shtyp në Berlin, Deschauer dhe Hille folën bashkë me zë të ulët për disa minuta – me sa duket për të rënë dakord për një deklaratë të unifikuar. Rezultati: Hille lexoi një deklaratë ku fillimisht e kritikoi ashpër Maduron: “Në vitet e fundit, Maduro e ka çuar vendin e tij në vështirësi të mëdha. “Presidenca e tij u bazua në zgjedhje të manipuluara, që është një nga arsyet pse Gjermania nuk e njohu kurrë Maduron. Ai sundoi në mënyrë diktatoriale dhe vendi u varfërua, ishte pohimi i tyre.
Zëdhënësi i qeverisë tha vërtet më tej se “kancelari theksoi se të gjithë, përfshirë SHBA-në, duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Kjo vlen në mënyrë të qartë për sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial.” Por kjo zgjedhje fjalësh u pa si përpjekje për të shmangur me kujdes një akuzë të hapur ndaj SHBA-së për shkelje të ligjit ndërkombëtar. Vetë Merz në fakt e anashkaloi marrjen e një qëndrimi të qartë gjatë fundjavës dhe deklaroi vetëm se “klasifikimi ligjor i ndërhyrjes amerikane është kompleks.”
Ky u cilësua si qëndrim shumë i dobët nga shumë politikanë të opozitës gjermane, të cilët pavarësisht tipareve autoritare të qeverisjes së Maduros, vetë operacionin ushtarak të SHBA-së për kapjen e Maduros dhe dërgimin e tij në Nju Jork e shohin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në hartën e kroçierave, mbërrin “Sapphire Princess” me 2700 turistë

SARANDË /Albania Express News/Në orët e para të mëngjesit,...

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...