Gjashtë bebe lindin në orët e fundit të vitit 2025, Qarku i Elbasanit e pret Vitin e Ri 2026 mes gëzimit dhe shpresës

Ndërsa po numërohen orët e fundit të vitit 2025, Qarku i Elbasanit është mbushur me gëzim të veçantë, pasi gjatë orëve të fundit të ditës së sotme gjashtë familje janë bekuar me ardhjen në jetë të bebeve duke e bërë edhe më të bukur dhe më domethënëse festën tradicionale të ndërrimit të viteve.

Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, duke përhapur gëzim, emocione dhe shpresë në të gjithë qarkun.

Lajmin e bukur e ka ndarë edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:
“✨ Mirëseardhja më e bukur e fundvitit ✨
Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort në Spitalin Rajonal Elbasan. ❤️ Dy bebe të porsalindura, Darla dhe Riguel 💙, engjëj të vegjël me buzëqeshjen e jetës që sapo ka nisur, sjellin gëzim, dashuri dhe besim për të ardhmen.
Mes duarve të kujdesshme të personelit shëndetësor dhe ngrohtësisë së festave, këto jetë të reja janë dhurata më e çmuar e fundvitit.”

Sipas burimeve spitalore , ardhja në jetë e gjashtë bebeve brenda pak orësh në ditën e fundit të vitit në të gjithë Qarkun e Elbasanit është një ngjarje e rrallë, që nuk kishte ndodhur prej afro një çerekshekulli.

Ky moment i veçantë e ka bërë atmosferën e pritjes së Vitit të Ri 2026 edhe më të ngrohtë duke sjellë mes familjeve elbasanase një mesazh të fortë shprese, jete dhe besimi për të ardhmen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME