Gara për kreun e SPAK, KLP miraton katër kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi sot listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit për drejtues në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar.

Konkretisht KLP miratoi emrat e katër kandidatëve, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj, të gjithë prokurorë aktualë të SPAK.

Vendimi u mor me 10 vota pro të anëtarëve të KLP-së, ndërsa anëtari Zeqir Hoda mungoi në votim për këtë çështje.

Pas verifikimit të kushteve ligjore dhe dokumentacionit, kandidatët do të ftohen për t’u intervistuar publikisht nga KLP.

Ky proces vjen në prag të përfundimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit më 18 dhjetor. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.

Tetë prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar, ndërsa mandati i kreut të SPAK është 3 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit u krijua më datë 19 dhjetor 2019, si një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Në shtetin personal të Kapos

Nga Ermal Mulosmani     Tani nuk kam më asnjë dyshim, Shqipëria...

Rey Manaj trondit sërish serbët: Milojeviç më përgëzoi për golin ndaj Serbisë

Heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovac,...

Nga arsimi te pastrimi, Shushica në qendër të projekteve të reja të Bashkisë Elbasan

Në Njësinë Administrative Shushicë u zhvillua takimi i radhës...

Berisha zbulon kush ia vendosi tritolin Vangjush Dakos: Pas ngjarjes “Gjushi” u largua jashtë Shqipërisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ish-kryebashkiaku...