FUTBOLL – FSS: Biletat për ndeshjen Serbi-Shqipëri jo në shitje, por të personalizuara

Shoqata e Futbollit e Serbisë (FSS) njoftoi se Komiteti për Çështjet Urgjente, në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme, konsultimet me UEFA-n dhe përvojën e keqe nga e kaluara, mori një vendim që biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës të mos jenë në shitje të lirë.

Njoftimi thotë se hyrja në ndeshje, e cila do të luhet në stadiumin “Duboçica”, në Leskovac, më 11 tetor, do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe një inspektim të dokumentit personal si dhe me kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, plotësisht në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

Sipas faqes së internetit të FSS, pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet me shpërndarjen e biletave për komunitetin e futbollit përmes shpërndarjes tek shoqatat rajonale, klubet, pjesëmarrësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesioniste të futbollit, sponsorët zyrtarë dhe të ftuarit e FSS-së, përfaqësuesit e akredituar të medias si dhe ekipet mjekësore dhe të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME