Funari po transformohet: Llatja vë theksin te infrastruktura dhe turizmi rural

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishte sot në Njësinë Administrative Funar, ku vijojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe pastrimin e kanaleve kulluese. Qëllimi i ndërhyrjeve është përmirësimi i qarkullimit dhe parandalimi i përmbytjeve, sidomos pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e njësisë administrative, u vendos që fokusi i punës të jetë tek ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, pastrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës bujqësore për të mbështetur fermerët, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i turizmit.

Funari, me pyjet e pasura dhe liqenet e tij natyrale, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turizmin rural, kulturor dhe sportet outdoor.
Aktualisht janë kryer punime në pastrimi i rezervuarit në Mollagjesh, mirëmbajtja e rrugëve në Cërujë, Mollagjesh dhe Branesh (Likrama). Ndërkohë po vijojnë punimet për rrugët në Bixëlle, Preçë e Poshtme dhe Korrë, pastrimin e kanaleve në Branesh.

Llatja vlerësoi punën e ekipeve në terren dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin për zhvillimin e qëndrueshëm të zones. “Funari është një nga zonat më të bukura të Bashkisë Elbasan, me potencial të madh për turizëm dhe bujqësi. Reshjet e fundit sollën disa probleme, por ndërhyrjet kanë nisur menjëherë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Me bashkëpunim dhe angazhim, synojmë që Funari të zhvillohet si një hapësirë e pastër, mikpritëse dhe plot mundësi për qytetarët dhe vizitorët”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Ai shtoi se “fillimisht kemi siguruar pastrimin e këtyre kanaleve dhe digës së liqenit, ndërsa më pas jemi fokusuar te mirëmbajtja e rrugëve të fshatrave, qendrave dhe lagjeve të brendshme, për të përmirësuar infrastrukturën rurale dhe lehtësuar lëvizjen e banorëve.
Me bashkëpunim dhe angazhim, synojmë që Funari të zhvillohet si një hapësirë e pastër, mikpritëse dhe plot mundësi për qytetarët dhe vizitorët.”

Funari gjithashtu është një nga katër zonat e shpallura prioritare për zhvillim nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit, së bashku me Gjinarin, Treganin dhe Shushicën. Këto zona përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik dhe mjedisor për qytetin dhe rajonin. Vendimi bazohet në Ligjin nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, si dhe në udhëzimet përkatëse të miratuara nga Ministria e Pushtetit Vendor, duke synuar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit rural e natyror, si dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe kulturore të këtyre zonave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Turbina në Kategorinë e Tretë drejt kombëtares, njihuni me historinë e 20 vjeçarit

20-vjeçari Justin Hounkpe po shndërrohet në një nga historitë...

Xhudo/ KS Elbasani shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Ram Kasmi” në Tiranë

Ekipi i judos i KS Elbasanit ka arritur një...

SHBA – Trump sulmon ashpër papa Leonen XIV pas apelit kundër luftës

UASHINGTON, 13 prill  – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...