Në fushën e stadiumit “Myslim
Koçi” të qytetit të Gramshit, helikopterët e emergjencave civile qëndrojnë në gatishmëri të plotë për të transportuar të plagosurit drejt Repartit të Djegieve në Tiranë.
Pas përhapjes së zjarreve shkatërruese në disa fshatra të zonës, disa persona kanë mbetur të lënduar rëndë nga flakët, ndërsa situata mbetet dramatike.
Stadiumi është kthyer në një pikë kyçe koordinimi për evakuimin urgjent të të dëmtuarve.
albaniaexpress.al