Formula 1/ Pushime me zhgënjim tek Ferrari

Me pushime, të ndarë dhe të zhgënjyer. Pilotët e Ferrarit ishit të vetmit nga një ekip kryesor që dështuan të ndalonin dominimin e MekLaren kur e patën mundësinë, siç bënë Vershtapen në Japoni dhe Rasëll në Kanada.

Sharl Lëklerk doli i shkatërruar nga Çmimi i Madh të Hungarisë, pasi iu afrua fitores së lakmuar, por u tradhtua nga makina dhe filloi të humbiste 2 sekonda për xhiro, për ta mbyllur jashtë podiumit. Ndërsa Luis Hamilton pati një tjetër fundjavë katastrofike në Budapest, duke startuar i 12-ti, për ta mbyllur në të njëjtin pozicion. Dështimi në Hungari erdhi vetëm pak ditë pasi Ferrari konfirmoi drejtorin Frederik Vasër, duke i rinovuar kontratën.

Një Ferrari që pikërisht kur dukej se po rilindte, zhytet përsëri, teksa Hamilton e quajti “sezonin më të keq të karrierës së tij” këtë kampionat, ndërsa Lëklerk tha se “nuk ka asgjë për të shpëtuar në këtë pjesë të parë të sezonit”. Dy pilotë, të bashkuar në perspektivën e tyre të zymtë, ndërsa të premten presidenti Xhon Elkan në bokse deklaronte: “Të bashkuar fitojmë”.

ÇFARË NDODHI NË HUNGARI Çfarë ndodhi në xhiron fatale të 40-të, kur Lëklerk duke dalë nga ndalesa e tij e dytë në bokse (me ekipin që kishte rënë në kurthin e rremë të MekLarenit me Piastrin), tha menjëherë: “Do të doja të dija çfarë i bëtë makinës?!”. Ndërsa disa xhiro më parë, në radio bërtiste me inat: “Po e humbasim garën me këto gjëra, nuk më dëgjuat, duhet ta diskutojmë këtë para garës”. Praktikisht ende në nxehtësi, piloti monegask flet për një problem me shasinë, ndërsa Vasër ia atribuon humbjen e performancës për shkak të një problemi me presionin e gomave. Së fundmi, deklarata zyrtare e Ferrarit thotë: “Një problem në fund e ngadalëson Sharlin”, duke mos kundërshtuar versionin e tij. Faji ka më shumë mundësi të jetë tek pezullimi i ri i pasmë, një amortizator i dëmtuar. Por problemi kronik i makinës SF-25 mund të jetë rishfaqur dhe kur drejtohet ulët (si në Budapest), shkakton konsumim të tepërt të pjesës nën dysheme.

ZHGËNJIMI I PILOTËVE Në orët e ardhshme, Maranelo do të analizojë të dhënat dhe do të tregojë më konkretisht se çfarë ndodhi, por ekipi po shkon me pushime në mënyrën më të keqe të mundshme. “Nuk është rezultati që shpresonim, por në një moment të caktuar e gjeta veten si pasagjer. Është tepër frustruese, sepse nëse do të kishte një mundësi këtë sezon ku mund të kishim fituar, ishte këtu në Hungari. Ritmin e kishim, të paktën deri në xhiron e 40-të. Jam shumë i zhgënjyer, por e kuptoj se çfarë ndodhi. Këto janë gjëra që nuk mund t’i parashikosh”, tha Lëklerk, ndërsa Hamilton foli si i ndarë në shtëpi. “A e kam humbur dëshirën për të ngarë? Jo, unë ende i dua garat. Por fakti është se po ndodhin shumë gjëra, gjë që nuk është e mirë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...