Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë prej partive politike për formimin e qeverisë së re. Derisa kanë mbetur edhe 12 ditë afat për formimin ekzekutivit, Kurti theksoi se po e bëjnë një plan për një gjë të tillë në ditët në vijim.

Lideri i LVV-së është mandatuar për kryeministër nga presidentja Osmani më 11 tetor. Afati i fundit për të thirrur seancë plenare për votim të qeverisë është 26 tetori.

E këto ditë Kurti tha se ka qenë shumë i angazhuar me analizimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.

“Tepër shumë punë këto ditë. Analiza e rezultateve nga qendrat. Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat në komuna me rezultatin që kemi arritur në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende të zhvilloj ato komunikime, por po e bëjmë një plan për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha ai.

Këto komente ai i bëri të martën pasi mori pjesë në lansimin e menaxhimin kolektiv të të drejtave të muzikës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski, i ofron rinovimin e kontratës

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende për t’u...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet pas orës 16:00

Bordi i Transparencës në datë 11 Prill 2026 ndryshoi...

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...