Flota e mjeteve në Shqipëri kalon 1 milion, rritje prej 41% që nga 2020

Flota aktive e mjeteve në Shqipëri arriti në mbi 1 milion në fund të tetëmujorit të vitit 2025, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 41,1% krahasuar me vitin 2020, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Të dhënat tregojnë jo vetëm rritje sasiore, por edhe përmirësim cilësor të mjeteve në qarkullim, duke reflektuar orientimin e qytetarëve drejt automjeteve më të sigurta, më efikase dhe të pajisura me teknologji moderne. Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 66.521 mjete të reja, një rritje prej 113% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Autoveturat përbëjnë 82,1% të regjistrimeve të reja, duke treguar një preferencë të qartë për mjete personale dhe urbane. Veçanërisht, mbi 13 mijë mjete të gjeneratës së fundit, të prodhuara brenda tre viteve të fundit, janë regjistruar gjatë këtij tetëmujori, një rritje prej 106% krahasuar me vitin 2020.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...