Florenc Doka: “Vota është mjeti më i fortë për të kërkuar llogari”

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka, pasi ushtruar të drejtën e votës, bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të sotme.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas votimit, Doka theksoi rëndësinë e votës si instrument demokratik për të kërkuar llogari ndaj atyre që drejtojnë.

“Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë,” – u shpreh ai.

Kandidati socialist nënvizoi se procesi i votimit po zhvillohet normalisht në të gjitha qendrat e votimit, megjithëse vuri re një trend të lehtë në ulje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

“Procesi po shkon normalisht. Pjesëmarrja ka një trend në ulje, por shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje,” – shtoi Doka.

Florenc Doka garon përballë kandidatëve Eligert Hima dhe Amarildo Hoxha në një garë që pritet me interes të veçantë nga qytetarët e Cërrikut, ku dita e sotme konsiderohet vendimtare për drejtimin e ardhshëm të bashkisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME