Klubi i Futbollit të Flamurtarit ka njoftuar sot se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, Carlos Garcia.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se prej ditësh flitej për largimin e tij, duke konfirmuar kështu ndarjen e rrugëve.
Në komunikatën e klubit, Garcia u falënderua për qytetarinë dhe vlerat që tregoi gjatë drejtimit të skuadrës dhe i uroi suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Kujtojmë se Flamurtari ka shënuar rezultate të dobëta që nga fillimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore, gjë që ndoshta ka ndikuar në këtë vendim.