Fitorja historike me Serbinë dhe triumfi në miqësore, Shqipëria ngjitet me 5 vende në renditjen e FIFA-s/ Kosova vendos rekord

FIFA ka publikuar sot renditjen e përditësuar për muajin tetor, dhe rezultatet pozitive të kombëtareve shqiptare nuk kanë kaluar pa u reflektuar në tabelën globale.

Shqipëria ka bërë një ngjitje prej pesë pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 66-të në të 61-in.
Ky progres erdhi pas një tetori shumë të suksesshëm për kuqezinjtë, që mposhtën Serbinë me rezultat 0-1 në Leskovc, në një sfidë të shumëpritur, dhe më pas fituan në një miqësore spektakolare 4-2 ndaj Jordanisë në Tiranë.

Ndërkohë, edhe Kosova ka shkëlqyer duke arritur rekordin më të lartë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Dardanët janë ngjitur me 7 pozita, duke kaluar nga vendi i 91-të në të 84-in. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda barazoi 0-0 me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas shkroi historinë duke mposhtur Suedinë në transfertë 0-1.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Si asnjëherë më parë i është hapur luftë politikisht korrupsionit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama u...

Sanie Balla nga Babja , pionierja e laboratorit të Fabrikës së Verës dhe skenës artistike në Librazhd

Një figurë e rrallë dhe shumëdimensionale e historisë së...

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset, rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Kryetari i Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët,...

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...