Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025, duke lënë pas yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.Sulmuesi francez fitoi çdo trofe me PSG-në, duke nisur nga Champions League e deri te trofetë e Francës dhe në fund Superkupa e Europës.
Ai ishte padyshim ylli i skuadrës së Luis Enrique, duke u kurorëzuar si më i miri i sezonit me trofeun më prestigjioz individual.Pas tij u rendit Lamine Yamal, i cili dhuroi spektakël në sezonin e kaluar, edhe pse vetëm 17 vjeç.
Aitana Bonmati fitoi për të tretin vit radhazi Topin e Artë për femra, ndërsa PSG u kurorëzua si Klubi i Vitit. Donnarumma u shpall Portieri i Vitit, ndërsa Trajneri i Vitit i shkoi pikërisht Luis Enriques, duke e bërë kështu klubin francez më të titulluarin në ceremoninë gala që u mbajt pikërisht në Paris.
CEREMONIA LIVE:
23:00 – Mbyllet ceremonia e Topit të Artë.
22:50 – Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë.
22:35 – Aitana Bonmati fiton për të tretin vit radhazi Topin e Artë të femrave.
22:10 – PSG fiton çmimin si Klubi i Vitit për meshkuj.
22:00 – Arsenal fiton çmimin si Klubi i Vitit për femra.
21:50 – Viktor Gyokeres dhe Ewa Pajor fitojnë trofeun “Gerd Muller” si sulmuesit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.
21:45 – Gianluigi Donnarumma dhe Hannah Hampton fitojnë “Yachine Trophy” si portierët më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.
21:30 – Trajneri i PSG, Luis Enrique fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e meshkujve.