Fishekzjarrët djegin plotësisht dy makina në Elbasan, dëmtojnë edhe dy të tjera, policia në gatishmëri të plotë gjatë ndërrimit të viteve

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë shënuar incidente të rënda me pasoja për qytetarët. Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se në zonën midis lagjes “5 Maji” dhe asaj “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve, janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës, veçanërisht të qarkullimit rrugor. Sipas të dhënave, trafiku në të gjitha rrugët e qytetit të Elbasanit ka qenë i dendur edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Po ashtu, ambientet ku u zhvilluan festimet kanë qenë mjaft të frekuentuara nga qytetarët, ndërsa Policia ka vijuar praninë dhe kontrollin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë gjithë natës festive në të shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan..

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Turbina në Kategorinë e Tretë drejt kombëtares, njihuni me historinë e 20 vjeçarit

20-vjeçari Justin Hounkpe po shndërrohet në një nga historitë...

Xhudo/ KS Elbasani shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Ram Kasmi” në Tiranë

Ekipi i judos i KS Elbasanit ka arritur një...

SHBA – Trump sulmon ashpër papa Leonen XIV pas apelit kundër luftës

UASHINGTON, 13 prill  – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...