“Film di Stato” i Roland Sejkos premierë në Festivalin e Filmit të Venecias

Dokumentari më i ri i regjisorit shqiptar Roland Sejko, “Film di Stato”, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias, në seksionin Notti Veneziane, të kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, së bashku me kryetarin e QKK-së, Jonid Jorgji, dhe drejtorin e AQSHF-së, Eljan Tanini, ndoqën premierën dhe vlerësuan rëndësinë e këtij dokumentari për promovimin e kinemasë dokumentare shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari ofron një udhëtim vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945–1990), duke përdorur materiale arkivore të papublikuara më parë, përfshirë arkiva nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës.

Sejko, i vlerësuar më parë me çmime prestigjioze si David di Donatello për “Anija – The Ship” dhe Nastro d’Argento për “The Image Machine of Alfredo C.”, demonstron fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë dhe për ta bërë atë objekt reflektimi. Premierë e këtij dokumentari shënon një moment të rëndësishëm për kinemën shqiptare në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...

Mbi 500 mijë turistë në Gjirokastër, Golemi /Në rrugët e kalldrëmta flitet në të gjitha gjuhët e botës

Vjeshta i ka dhënë Gjirokastrës ngjyra dhe pamje mbresëlënëse...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende...

Puna për shëtitoren buzë detit në Durrës, Rama: Nxit turizmin, shton hapësirat për pushuesit

Në Durrës kanë nisur një seri investimesh madhore që...