Fillojnë punimet për Muzeun Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga punimet në Muzeun Hebraik Shqiptar që po ngrihet në Vlorë, në lagjen historike të hebrenjve, pranë sheshit kryesor të qytetit.

Në postimin e tij, Rama thekson se muzeu do të dëshmojë ndër breza historinë e rrallë të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, një ngjarje që sipas tij tregon faqen më të lavdishme të Besës së popullit shqiptar.

Projekti ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore, duke ruajtur muret origjinale dhe elementët tipikë arkitektonikë të ndërtesës, të integruar me volum ndërtimor modern dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...