Festivali Ndërkombëtar Teatror “Skampa 2025” mbyll siparin me sukses, një javë feste teatrore në zemër të Shqipërisë

Nga Fatmir Popja

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2025” ka mbyllur siparin e edicionit të tij të 27-të, duke e kthyer Elbasanin dhe Tiranën në qendra të vërteta të artit skenik bashkëkohor.

Për shtatë ditë me radhë, nën moton “Extension / Zgjerim”, publiku shqiptar dhe i huaj pati mundësinë të ndjekë 11 shfaqje nga 9 trupa teatrore të ardhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Në mesin e pjesëmarrësve spikatën Teatri Shtetëror Turk i Ankarasë dhe ai i Stambollit, së bashku me trupa nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria. Ata sollën interpretime unike dhe bashkëkohore, që kapërcyen kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë.

Festivali u përmbyll me shfaqjen e teatrit mikpritës, “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, nga Teatri “Skampa” Elbasan, duke lënë skenën me duartrokitje të gjata dhe emocion të fortë artistik.

Por “Skampa 2025” nuk ishte vetëm teatër. Në program u përfshinë edhe workshop-e me profesionistë të njohur, ekspozita fotografike, si dhe promovime librash që trajtojnë vlerat dhe zhvillimet e teatrit bashkëkohor.

Ky edicion u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Qendrën e Artit Elbasan, Ambasadën Greke në Shqipëri, Universitetin e Arteve, Teatrin Metropol – Qendra Kulturore Tirana, Institutin Turk “Yunus Emre”, Qendrën Rinore “Riemar” dhe partnerë të tjerë lokalë e ndërkombëtarë.

“Skampa 2025” vazhdon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të kalendarit kulturor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e dialogut artistik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përmes gjuhës së përbashkët të artit skenik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...