Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë ndërpret partneritetin me ambasadën izraelite: Dënojmë gjenocidin

Tirana Film Festival ka marrë vendimin ta ndërpresë bashkëpunimin dhe financimin nga ambasada izraelite. Në një deklaratë zyrtare në profilin e saj në Instagram, TIFF thekson se qëndrojnë fort kundër të gjitha formave të gjenocidit, dhunës, shtypjes dhe padrejtësisë.

Deklarata shpjegon se meqënëse shteti izraelit i ndërpreu fondet Festivalit Ophir pas ndarjes së Çmimit për një film palestinez, tërheqja vjen edhe si simbolikë që TIFF-i mbështet lirinë, artin dhe artistët kudo që janë. TIFF thekson ndër të tjera se janë krenarë që qëndrojmë përkrah regjisorëve, artistëve dhe audiencës që e njohin kinemanë jo vetëm si një medium artistik, por si një forcë për empati, dialog dhe ndryshim.Deklarata e Plotë:

TIFF, i themeluar në vitin 2003, ka qenë gjithmonë një festival i pavarur, i dedikuar kinemasë dhe lirisë artistike. Ne kemi jetuar vite diktature dhe e dimë thellësisht vlerën e lirisë dhe të drejtës për t’u shprehur përmes artit. Që nga fillimi, ne kemi promovuar zëra shpesh të heshtur dhe histori që frymëzojnë dialog, kreativitet dhe mirëkuptim. Gjatë viteve, festivali ka mbetur plotësisht i pavarur, i lirë nga ndikimi ose presioni politik. Kjo pavarësi është e qartë çdo vit në përzgjedhjet tona zyrtare, duke paraqitur filma nga më shumë se 120 vende. Fituesit e TIFF gjatë viteve janë provë e angazhimit tonë ndaj integritetit artistik dhe lirisë së zgjedhjes. Edhe këtë vit, përzgjedhjet tona nderojnë regjisorët, puna e të cilëve pasuron festivalin tonë, pavarësisht frymës së tij madhështore dhe buxhetit modest.

Për ne, arti është gjithmonë më i rëndësishëm se politika. Ne qëndrojmë fort kundër të gjitha formave të gjenocidit, dhunës, shtypjes dhe padrejtësisë. Ne duam të krijojmë ura, jo barriera, dhe të nxisim dialogun dhe lidhjen përmes kinemasë. Për këtë arsye, ne kemi marrë masat e nevojshme sot duke hequr logon dhe partneritetin me Ambasadën Izraelite. Meqenëse shteti izraelit ndërpreu fondet e Festivalit Ophir pas ndarjes së Çmimit të një filmi palestinez, ne po tërhiqemi simbolikisht si një deklaratë parimore, një gjest solidariteti dhe një kujtesë se ne mbështesim lirinë, artin dhe artistët kudo që janë.

Auditorëve, artistëve dhe mbështetësve tanë, u kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim ose konfuzion që mund të ketë shkaktuar kjo. TIFF ju përket juve aq sa na përket neve dhe ne duam të vazhdojmë të festojmë kinemanë me ju, hapur dhe lirisht. Misioni ynë është më i fortë se kurrë: Të mbështesim artin në të gjitha format e tij, të amplifikojmë zëra të ndryshëm dhe të ofrojmë një strehë për shprehjen e lirë të ideve. Jemi krenarë që qëndrojmë përkrah regjisorëve, artistëve dhe audiencës që e njohin kinemanë jo vetëm si një medium artistik, por si një forcë për empati, dialog dhe ndryshim. TIFF do të vazhdojë të jetë një vend ku historitë gjejnë një skenë, një zë dhe një komunitet të gatshëm për të dëgjuar, ndërsa pavarësia dhe integriteti artistik mbeten në zemër të gjithçkaje që bëjmë. MENDO NDRYSHE, SHIKO NJËJTËSISHT !

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...