Festivali i Shahut në Gjirokastër, 200 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi

Gjirokastra mirëpriti “Chess Fest 2025”, me kampionate ekipore, konkurs për nxënës, Rapid, Blitz dhe shumë aktivitete të tjera. Nga data 16 deri më 23 nëntor qyteti i gurtë përjetoi një javë magjike me mjeshtra, talente dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Festivali i Shahut 2025 për një javë me radhë riktheu magjinë e sportit të mendjes në qytetin e gurtë. Qyteti mikpriti rreth 200 shahistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e më gjerë, në një program të pasur aktivitetesh sportive, ku spikati veçanërisht pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve.

“Vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e sportit, duke mbështetur edhe shahun, me synimin e përbashkët për ta rikthyer Gjirokastrën mes qyteteve elitë të sportit shqiptar”, u shpreh kryebashkiaku i qytetit Flamur Golemi.

Nga turnetë për ekipe, te garat për nxënësit, Rapid, Blitz dhe shumë aktivitete të tjera, kjo javë solli në një skenë të vetme mjeshtërinë e lojës së mendjes dhe talentet e reja që rriten nëpër shkolla.

Shahistët e vegjël janë pjesë e së njëjtës frymë që mbështeten me programet “Art & Zeje” dhe Sportin në Shkolla, aty ku formohen pasionet e brezit të ri.

Gjatë ditëve të aktivitetit sportiv “Gjirokastra Chess Fest”, Federata Shqiptare e Shahut në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve organizoi një konkurs të veçantë shahu për nxënësit e shkollave të qytetit.

Nën udhëheqjen dhe pasionin e mjeshtrit të shahut Kristaq Andoni, fëmijët u njohën më nga afër me vlerat, rëndësinë dhe përfitimet që sjell ushtrimi i këtij sporti të mendjes. Atmosfera entuziaste dhe pjesëmarrja e lartë treguan sa i dashur dhe frymëzues është shahu për fëmijët.

Në zemër të qytetit të gurit, lojërat, rivaliteti dhe pasioni i sportistëve krijuan një festival të vërtetë emocionesh.

“Shahistët e vegjël të shkollave të Gjirokastrës dhuruan emocione të bukura, gjatë ditëve të aktivitetit “Gjirokastra Chess Fest”, një ngjarje frymëzuese që e bën edhe më të dashur këtë sport për qytetin, sinkronizim fantastik mes Federatës Shqiptare të Shahut, Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe mjeshtrit Kristaq Andoni”, u shpreh për aktivitetin ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME