Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nesër, datë 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke, 17:00-21:00 me orën tonë).

Ky bllokim vjen si pasojë e një proteste të fermerëve në zonë.

Gjatë këtij intervali kohor qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet, përveç atyre që paraqesin emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në kalimin e kufirit.

Autoritetet do të vijojnë të informojnë publikun në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...