Ferma e kuajve në periferi të Elbasanit, shembull i turizmit të gjelbër dhe sipërmarrjes rurale

Në një zonë të qetë në periferi të qytetit të Elbasanit, Egli Santo ka zgjedhur të ndërtojë jetën e tij mbi një pasion të vjetër, hipizmin.

Pas disa vitesh në emigrim, ai vendosi të rikthehej në vendlindje për të investuar në diçka që e kishte pasur gjithmonë për zemër, kuajt dhe kalërimin.

Sot, në fermën e tij ndodhen 19 kuaj të trajnuar, të cilët përdoren për guida dhe aktivitete rekreative për të apasionuarit pas kalërimit, por edhe për vizitorët që duan të përjetojnë diçka ndryshe, pranë natyrës.

Egli Santo tregon se synimi i tij është që në të ardhmen të rrisë numrin e kafshëve dhe të zgjerojë aktivitetet që ofron ferma.

“Dua që kjo fermë të mos jetë vetëm për ata që dinë të kalërojnë, por edhe për familjet, fëmijët dhe vizitorët që duan të kalojnë një ditë ndryshe, mes kafshëve dhe ajrit të pastër,” shprehet ai.

Ferma e tij është shndërruar në një hapësirë të gjelbër dhe mikpritëse, ku dashuria për kafshët dhe dëshira për t’u lidhur me natyrën ndërthuren në mënyrë të natyrshme.

Ky model i turizmit rural po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke kontribuar në zhvillimin e periferive të qytetit dhe në krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin.

Në këtë kuadër, bashkia Elbasan mbështet nisma të tilla që ndërthurin sipërmarrjen me ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e jetesës së gjelbër.

“Mbështetja e iniciativave të reja që lidhin njerëzit me natyrën është pjesë e vizionit tonë për një Elbasan më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm. Këto ferma janë jo vetëm burim argëtimi, por edhe zhvillimi për komunitetin”, u shprehur kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja, gjatë një vizite në fermë.

Ferma e kuajve në periferi të Elbasanit është shembull se si puna, pasioni dhe respekti për natyrën mund të krijojnë hapësira që i japin qytetit frymëmarrje të re dhe e afrojnë më shumë me vlerat e qëndrueshmërisë dhe të gjelbërimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Gjithçka gati për një supersfidë në UEFA Champions League,...

Berisha ‘dogji’ Binajn për Tiranën, Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit: Varet nga gara e PD

Tiranë 7 prill 2026/Albania Express News/ Anëtari i Këshillit Kombëtar...