Fëmijët çelin festimet e Ditës së Verës në Elbasan

Paraditen e së hënës, në hapësirën përpara Bashkisë së Elbasanit, fëmijët e klasave pergatitore “ Ali Agjah”, “ Bardhyl Popa”, “ Naim Frasheri”, “ Jorgji Dilo”, “ Fadil Gurmani” kanë çelur festimet e Ditës së Verës përmes një aktiviteti simbolik kushtuar pranverës. Të vendosur në tavolina të vogla të improvizuara në ambientin e jashtëm, ata realizuan vizatime me motive pranverore, duke sjellë nëpërmjet ngjyrave dhe figurave simbolikën e stinës që po afron.

Të rrethuar nga prindër dhe qytetarë që ndoqën aktivitetin, fëmijët, nën kujdesin e edukatoreve të tyre, interpretuan gjithashtu këngë dhe recitime kushtuar ardhjes së pranverës, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe harmonie.

Atmosfera e Ditës së Verës është ndjerë më herët në qytetin e Elbasanit, ku kjo festë me prejardhje të lashtë është festuar prej shekujsh dhe përfaqëson një nga traditat më të rëndësishme të qytetit. Në mënyrë simbolike, janë pikërisht fëmijët ata që çelin festimet, duke i dhënë kësaj feste gjallërinë dhe kuptimin që ajo mbart ndër breza.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME