Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano vazhdon të jetë kritike dhe pa përmirësime, edhe pas 16 ditësh trajtim intensiv në një prej spitaleve private të Tiranës.
Sipas burimeve, ish-lideri i Partisë Socialiste është ende i pavetëdijshëm, me reagime minimale ndaj dritës, ndërsa vijon të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor në repartin e terapisë intensive.
Nano pësoi një arrest kardiorespirator në banesën e tij, ndërkohë që reanimimi i menjëhershëm nga ekipet e urgjencës bëri të mundur rikthimin e funksioneve jetësore të zemrës. Megjithatë, pasojat neurologjike mbeten të rënda.
Mjekët që po ndjekin rastin shprehen se sfida më e madhe mbetet rizgjimi i trurit, organi më i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiak. Sipas tyre, gjendja është shumë e rëndë, por trajtim intensiv dhe multidisiplinar po vazhdon pa ndërprerje.

