Evis Sala, nga Kembrixhi në Tiranë: Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e Shëndetësisë në Qeverinë e re shqiptare. Ajo do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Prof. Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucione të arsimit të lartë, duke kontribuar në formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Ajo ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh. Eksperienca e saj ndërkombëtare premton përmirësime dhe zhvillim në sektorin shëndetësor shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME