Evakuime masive në Gramsh, tre fshatra të rrezikuar nga zjarret, forcat e Armatosura në terren

Situata nga zjarret në territorin e bashkisë Gramsh vijon të përkeqësohet. Mëngjesin e sotëm, autoritetet kanë dhënë urdhrin për evakuimin e banorëve në tre fshatra, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të përhapjes së dy fronteve të mëdha zjarri që po rrezikojnë seriozisht zonat e banuara dhe jetën e banorëve.

Flakët, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe terreni i vështirë, kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke iu afruar rrezikshëm shtëpive të banimit.

Përballë kësaj emergjence, në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët janë vënë në mbështetje të forcave vendore, zjarrfikësve dhe strukturave të emergjencës civile, që po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Pavarësisht përpjekjeve intensive nga toka, situata mbetet kritike dhe në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të lehtësuar operacionet në terren. Helikopterët e emergjencave civile janë kërkuar në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme.

Evakuimi i banorëve po kryhet me kujdes dhe në koordinim me autoritetet vendore, ndërsa është ngritur një strukturë emergjente për strehimin dhe mbështetjen e përkohshme të të prekurve.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për bashkëpunim maksimal nga komuniteti dhe për ndihmë të menjëhershme nga institucionet qendrore, duke e konsideruar situatën si një ndër më të rrezikshmet e viteve të fundit në këtë zonë.

Gramshi po përballet me një emergjencë natyrore ,solidariteti dhe ndërhyrja e shpejtë janë jetike për të mbrojtur jetët dhe natyrën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Himarë/ Aksion për pastrimin e qytetit, transformohet zona e ish-stacionit elektrik

Vijon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e çdo zone...

Korçë / Vijon pa ndërprerje pastrimi i borës në rrugën e Panaritit, garantohet qarkullimi për banorët

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Korçës...

Transfertat në Superiore, Vllaznia për t’u kthyer tek fitorja ndaj Partizanit

Nga Endrri ÇINARI Vllaznia po kalon një sezon me dy...

Federata mbron kapitenin Muriqi: Shembull i lidershipit dhe unitetit që Kosova përfaqëson

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas...