Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Ukrainë.

Burime nga Shtëpia e Bardhë konfirmojnë se Trump ka kushtëzuar organizimin e këtij samiti me ecurinë e bisedimeve që priten të zhvillohen të hënën në Zyrën Ovale me Zelenskyn.

Ndërkohë, një numër udhëheqësish evropianë kanë konfirmuar se do t’i bashkohen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një takim në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministren e Italisë, Giorgia.

Meloni dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me këtë të fundit Zelensky u takua mesditëne kësaj të diele.

Në takim do të jetë gjithashtu edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. Udhëheqësit evropianë po përpiqen t’i tregojnë Trumpit se janë thelbësorë për marrëveshjen e paqes që ai dëshiron.

Kjo vjen pas një samiti të dështuar në Alaska të premten, ku Trumpi dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk arritën dot një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë, në favor të një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste...

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti...

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...