Ermal Kurti rikthehet në Bankën Kombëtare Tregtare si Drejtor Dege

Një kapitull i ri në karrierë, me rrënjë të thella në profesion ka filluar këtë Shtator për z.Ermal Kurti. Ai ka njoftuar sot nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij profesionale, duke marrë detyrën si Drejtor Dege në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ky rikthim në sektorin bankar është për të një kthim në rrënjët e tij profesionale, aty ku nisi gjithçka pas përfundimit të studimeve universitare dhe ku shërbeu për një periudhë të gjatë prej 12 vitesh.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nga sot kam nisur një rrugëtim të ri si Drejtor Dege në BKT. Në fakt,ky nuk është vetëm një hap i ri, por një rikthim aty ku kam hedhur hapat e parë si profesionist,” shkruan Kurti në një mesazh personal të shpërndarë në rrjetet sociale.

Pas më shumë se gjashtë vitesh kontribut të vyer në administratën publike,Kurti ndan mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe. Ai falënderon me zemër stafin e IEVP Elbasan, FSDKSH Elbasan, si dhe veçanërisht ekipin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke i cilësuar si një familje të dytë për të. “Në këto institucione nuk kam gjetur vetëm bashkëpunëtorë të shkëlqyer,por mbi të gjitha njerëz me zemër të madhe, me të cilët kam ndarë sfida, suksese dhe përvoja të paharrueshme. Ju falënderoj nga zemra për çdo moment që kemi ndarë së bashku”, u shpreh Kurti.

Në përmbyllje të mesazhit të tij,ai i drejtohet miqve dhe bashkëqytetarëve me një ftesë të hapur: “Për të gjithë miqtë e mi që kanë apo do të kenë nevojë për shërbime bankare,do të jenë të mirëpritur,ashtu siç kanë qenë në çdo funksion që kam mbajtur”.

Ky rikthim në Bankën Kombëtare Tregtare është jo vetëm një hap përpara në karrierën e tij, por edhe një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe vlerave që Ermal Kurti ka ndërtuar ndër vite, në sektorin publik dhe privat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME